Shqipëria Moti - E diel, 2 tetor 2011 Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar do te mbetet i ndikuar nga masa ajrore te qendrueshem me origjine kontinentale. Moti i kthjellet do te jete dominues qe ne oret e para te mëngjesit ne te gjithë territorin, por duke ju afruar mesditës do te kete kalime vranesirash te lehta neper vend, me te theksuar vranësirat do te jene ne pjesen jugore dhe juglindore te shqiperise. Edhe pasditja do te vijoje me te njejtat kushte te qendrueshme atmosferike ku kthjellimet do te jene dominuese ne vend, perjashtuar zonat malore pergjate lindor te cilat do te dominohen nga kthjellime dhe vranesira te lehta. Ky stabilitet i atmosferes do te na shoqeroje edhe gjate nates. Persa i perket situates termike, Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime krahasuar me diten e sotme. Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Perendimor – veriperendiomor, kjo do te beje qe ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgezimi te mbetet 2 balle. Europa Moti – E diel, 2 tetor 2011 Qarkullimi i masave ajrore te lageshta nga Oqeani Atlanik drej vendeve te Europes Veriperendimore do te kushtezojene mot te paqendrueshem ne gadishullin Skandinav dhe ne Ishujt Britanike. Problematike do te paraqitet situata ne pjesen veriore te Norvegjise dhe Suedise pasi vranesirat do te fuqizohen gjate mesdites dhe per pasoje do te gjnerojne shira te dendur shoqeruar me stuhi te fuqishme ere. Gjithashtu shira te konsiderushem do te bien ne Veri te Britanise dhe ne Ishullin e Irlandes te cilat do te shoqerohen me shkarkesa rrufesh. Ndersa serisht ne pjesen me te madhe te kontinentit Europian do te dominoje mot i kthjellet dhe vransirat kalimtare, kjo si pasoje e prezences se qendrave te presionit te larte atmosferik mbi keto rajone. Ngjarje ekstreme në Europë: E diel, 2 tetor 2011 Skandinavia do te rrezikohet per shira te dendur dhe stuhi ere; Ishujt Britanik do te rrezikoje per shira te dendur.