English

Pasqyra e shtypit, 1 tetor 2011

Tiranë, 1 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 1 tetor 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Berisha: Eleminova Topin për t’i bërë nder Ramës, është palaço”, i cili pasqyron një shkrim analizë të gazetarit Mero Baze. Disa tituj të tjerë janë; “Zeqaj: Maskaradë me Këshillin Bashkiak në Fier”, “Enciklopedia italiane, përqindjet fetare në Shqipëroi”, “Enkelejda Konomi: mesazhi që na lanë vrasësit e Skerdit”.

Gazeta “Panorama”, ka si argument kryesor; “FRESSH në Ambasada: Rama shkriu forumin”, i cili flet për reagimin e të rinjve të FRESH. Disa tituj të tjerë janë; “Zbulohen fotot e pushimeve të fundit të Arjan Selimit, Inis Gjonit dhe dy vajzave të tij”, “Berisha: Rama bllokon se ka hallin e kongresit”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Familjarët: Skerdi u vra për tokat në Hamallaj. Disa tituj të tjerë janë; “Nis regjistrimi nga 12 mijë anketues. Minoritetet e bojkotojnë”, “Topi: Shqipëri-Vatikan, miqësi me rrënjë të hershme”, “BERZH: Politika keqpërdor shërbimet. Biznesi: Po na godet”, “Korçë, dy nxënësit binjakë rrahin mësuesin”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor; “Tritan Shehu: Ngjela është i çmendur, pinjoll i diktaturës”, i cili flet për reagimin e deputetit demokrat për librin e Spartak Ngjelës. Disa tituj të tjerë janë; “Pakti detar, Haxhinasto: Gati ekipi negociator”, “Censusi, sot 12 mijë vet në terren, PBDNJ kundër”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE