Nju Jork, 1 tetor, NOA - Pas vrasjes së anëtarit të rangut të lartë të Al-Kaidas, Anwar al Awlaki në Jemen, policia në Nu-Jork ndodhet në gjendje të lartë gatishmërie. Shefi i policisë në metropolin amerikan, Raymond Kelly tha se dihet që Awlaki ka ithtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ashtu edhe në Nju-Jork. Awlaki u vra të premten në një sulm nga ajri në Jemen. Presidenti amerikan Barack Obaam e vlerësoi vrasjen e Al-Awlakit të lindur në SHBA si një "hap të rëndësishëm" në luftën kundër terrorizmit. Awlaki, i cili konsiderohej si një nga terroristët më të kërkuar në botë pandehej si person përgjegjës për rekrutimin e anëtarëve të rinj të Al Kaidas dhe për shumë plane atentatesh në Perëndim.