Tiranë, 1 tetor, NOA – Drejtues të Aleancës Kuq e Zi kanë reaguar sot për nisjen e procesit të regjistrimit. Në një deklaratë bërë para institutit të statistikave, drejtues të AK-së u shprehen se qytetarët duhet të regjistrohen, por qeveria nuk duhet të shpërfillë institucionet kushtetuese. Ata i janë referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi ndryshimet e bëra në ligjin për Gjendjen Civile. Sipas AK INSTAT shkeli vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kombësinë dhe deputetët nuk pranuan faktin e mbledhjes së 40 mijë firmave nga ana e tyre. Aleanca Kuq e Zi ritheksoi dhe një herë se feja dhe kombësia duhet të hiqen nga formulari. a.k/NOA