English

Zgjidhet Mis Bikini polakja Agnieszka Bozena Miszkiewicz

Kinë, 1 Tetor NOA - Polakja është kurorëzuar si mbretëresha e Miseve në bikini. Vajzës bukuroshe brune i është dashur të shfaqë të gjithë bukurinë e saj për të konkurruar me 69 kandidatet e tjera që vinin nga e gjithë bota. Ato janë sfiduar në Qingdao, në Kinë dhe falë ceremonisë është zgjedhur dhe vajza më e bukur në kostume banje. Format e fizikut të bukuroshes 18-vjeçare polake këtë herë duhet thënë se kanë triumfuar kundrejt atyre të Mis dimrit (Rusi) dhe ndaj kandidates kilene që ka arritur të fitojë vetëm çmimin e publikut nëpërmjet votimeve në internet. r.b/NOA

KOMENTE