English

Arrestohen 700 persona në protestën kundër Wall Street

SHBA, 2 tetor, NOA - Të paktën 700 persona u arrestuan mbrëmjen e djeshme në Nju Jork, pasi tentuan të bllokonin urën e famshme të Bruklinit. Protesta ishte reagim ndaj efekteve të krizës ekonomike. ''Demonstruesit bllokuan përreth dy orë trafikun në urën e Bruklinit'', deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD). Ai shtoi se u arrestuan “rreth 700 persona. Disa prej tyre u liruan më vonë, ndërkohë që të tjerët do të kalojnë së paku 24 orë në qeli''.

a.k/NOA

KOMENTE