Tiranë, 2 tetor, NOA – Në 20 vjetorin e hapjes së Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ambasadori Aleksandër Arvizu e ka cilësuar këtë datë si vendosjen e një komunikimi të rëndësishëm mes dy popujve. Në fjalën e mbajtur në hapje të ceremonisë që po zhvillohet në rrugën “Murat Toptani”, Arvizu u shpreh se për 20 vite populli shqiptar ka bërë pjesë të së ardhmes së tij SHBA-të. “Faleminderit për këtë mundësi. 20 vite më parë shënuan një risi për këtë vend. 20 vite më parë u shënua një nisje e re për ambasadën e SHBA në Tiranë. Gjatë 20 viteve na kini sjellë në shtëpitë tuaja në zyrat tuaja dhe në zemrat tuaja dhe na kini lejuar të bëhemi pjesë e arritjeve tuaja gjatë 20 viteve të fundit”, tha Arvizu. Diplomati i SHBA u shpreh se populli shqiptar ka bërë pjesë të projekteve të tij SHBA-të. “Ajo që ju keni bërë është se na kini lejuar të bëhemi pjesë e të shkuarës dhe të ardhmes tuaj, ndërsa ju ndërtoni një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, tha ai. Arvizu falënderoi Bashkinë e Tiranës, Policinë e Shtetit dhe mediat që kanë bërë të mundur transmetimin e aktivitetit dhe zhvillimin e tij. “Do të përmend disa persona që vërtetë e meritojnë falënderimin tonë. Menduam të bënim diçka për popullin në mënyrë që dhe ata të bashkëngjiteshin në festimet tona. Pa bashkinë e Tiranës pa policinë ky evitimet nuk do të ishte i mundur. Z. Basha, z. Burgaj ju falënderojmë ju dhe stafin tuaj për kontributin”, tha Arvizu. a.k/NOA