English

Ekspertët: Duhanpirësit mund të humbin rreth një të tretën e kujtesës

Tiranë, 2 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Shkencëtaret tërheqin vërejtjen se njerëzit, të cilët konsumojnë duhan mund të humbin rreth një të tretën e kujtesës së tyre të përditshme. Sipas një studimi te Universitetit Northumbri, cigaret mund te dëmtojnë madje një të tretën e memories së njeriut. Nëse duhanpirësit heqin dorë nga vesi i tyre, atëherë mund ta kthejnë aftësinë e të mbajturit mend në nivel pothuajse të njëjtë me personat, të cilët nuk konsumojnë duhan, thonë ekspertët e studimit. Në studim kanë marrë pjesë mbi 70 studentë të moshës 18 deri 25 vjeç. Pjesëmarrësve në studim iu ngarkuan disa detyra si, të kujtojnë detaje të vogla, të luajnë në bashkëpunim me studentët e tjerë, të përfundojë disa detyra të dhëna, si prova për memorien. Duhanpirësit performuan keq, pasi ato kryen vetëm 59 për qind të detyrave të dhëna. Personat, të cilët kishin hequr dorë nga pirja e duhanit mbanin mend 74 për qind të detyrave, ndërsa personat të cilët nuk kishin konsumuar kurrë duhan mbanin mend 81 për qind të tyre. Doktori Tom Heferman, i cili ka kryer studimin, beson se rezultatet do të jenë të dobishme në fushatat kundër pirjes së duhanit. “Duke pasur parasysh se në Britaninë e Madhe ka rreth 10 milion duhanpirës, ndërsa në SHBA janë rreth 45 milion, është e rëndësishme që të kuptohet ndikimi i pirjes së duhanit në funksionet e përditshme, prej te cilave potenciali i memories është shembulli më i mirë. “Ky është studimi i parë, i cili ka dalë në përfundimin se braktisja e pirjes së duhanit ndikon në memorie”.- ka thënë Heferman. Ai thotë se nëse duhanpirësit heqin dore nga pirja e duhanit, një gjë e tillë do të ndikojë në kthimin e funksionit normal të të mësuarit gjëra të reja dhe për të përpunuar në më mënyrën më të mirë të mundshme informacionet e reja të marra në jetën e përditshme. Ekipi i shkencëtarëve të udhëhequr nga Dr. Heferman do të vazhdojë të studiojë ndikimin e pirjes së duhanit. a.k/NOA

KOMENTE