English

Këshilli ushtarak prezanton planin për ndërrimin e pushtetit

Egjipt, 2 tetor, NOA - Këshilli ushtarak egjiptian prezantoi draftin e një plani kohor për kalimin e pushtetit tek një qeveri civile. Sipas tij, parlamenti i ri duhet që deri në fillim të prillit të caktojë një komision, i cili do të punojë për përpilimin e kushtetutës së re. Drafti i kushtetutës duhet të jetë gati deri në tetor të vitit 2012. Zgjedhjet presidenciale mund të mbahen pastaj në fund të vitit 2012. Shefi i shtabit të përgjithshëm, Sami Anan paralajmëroi gjatë një takimi me disa parti ndryshime në ligjin elektoral. Shumë parti janë ankuar se një e treta e vendeve në parlament do të ndahet për kandidatët e pavarur. Ato druhen që në këtë mënyrë në parlament do të futen sërish ish anëtarë të partisë qeveritare të presidentit të rrëzuar nga pushteti Hosni Mubarak. NOA/DV

KOMENTE