English

NATO: Zhduken 10 mijë raketa në Libi, në rrezik aviacioni civil

E diel, 2 tetor 2011, NOA- NATO ka shprehur shqetësim të madh për zhdukjen nga Libia të rreth 10 mijë raketave tokë-ajër të cilat mund të kenë përfunduar në duart e gabuara. Presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-s Giampaolo Di Paola, do të fliste të hënën në një mbledhje sekrete me parlamentarët gjerman, thuhet nga e përjavshmja Spiegel. Lidhur me këtë rast thuhet se “Raketat janë një kërcënim për aviacionin civil dhe mund të kontrabandohen në vende të tjera dhe të përfundojnë në duart e gabuara, nga Kenia në Afganistan”. a.y/NOA

KOMENTE