English

Tantawi: Mubarak nuk ka qëlluar mbi popull

E diel, 2 tetor 2011, NOA- Nuk ishte presidenti egjiptian Hosni Mubarak ai që urdhëroi të qëllohej kundër demonstruesve dimrin e kaluar, gjatë revoltës në shesh që iu kthye kundër deri sa e rrëzoi. Marshalli Hussein Tantawi, kreu i Këshillit Ushtarak i cili drejton aktualisht Egjiptin në pritje të zgjedhjeve e lëshoi këtë deklaratë sot. “Nuk na është kërkuar asnjëherë të qëllojmë mbi popullin dhe nuk kemi hapur asnjëherë zjarr”, u shpreh Tantwai duke mohuar marrjen e ndonjë urdhri për një veprim të tillë. a.y/NOA

Në foto:Kreu i Këshillit Ushtarak në Egjipt, Marshalli Hussein Tantawi

KOMENTE