English

William Hague: Sa mirë që Britania s’hyri në Eurozonë!

Londër, 2 tetor, NOA - Sa mirë që Britania s’hyri në Eurozonë! Këtë sikur do të thotë gjatë intervistës së tij me median e njohur britanike “The Guardian”, Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hague, i pyetur për krizën aktuale të Euros. I njohur si një kritik i monedhës së përbashkët, që nga krijimi i saj, ai duket se tani më shumë se kurrë e mbron këtë ide. Por gjithsesi, nuk uron më të keqen, shpërbërjen e saj, por i uron Eurozonës, zgjidhjen e problematikave aktuale, konkretisht, “shuarjen e zjarrit që i ka djegur ndërtesën”. Z. Hague, ç’mund të na thoni për punën tuaj si diplomat gjatë viteve të fundit?

- Kam qenë me pushime, vetëm 5 ditë gjatë vitit të fundit, çdo pushim tjetër më është ndërprerë. Megjithatë, unë nuk jam ankuar për të gjitha. Kjo është vetëm për shkak se ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, interesant dhe, në tërësi, vit i suksesshëm, unë do ta quaja. Zyra e Jashtme si një e tërë, ka qenë më e ngarkuar se kurrë, do të thoja që nga Lufta e Dytë Botërore.

Po për mbledhjen e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara?

- Në Kuvendin e fundit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvillova mëse 50 deri 60 takime. Kanë qenë takime diplomatike të shpejta, që përfshinin donatorët dypalësh, apo homologët e vendeve të cilat janë të vështira për të vizituar, duke përfshirë edhe ministrat e Jashtëm të Iranit dhe të Kubës. Kjo është një pjesë që politika e jashtme britanike duhet të jetë e përqendruar dhe vetëm në Evropë, SHBA apo Kinë. Bota nuk është duke shkuar në blloqe koncentrike të pushtetit. Kjo shkon në fakt në një shpërndarje e pushtetit në qendrat e qytetërimin njerëzor. Që kërkon nga ju ta vendosni veten në shpërndarës të pushtetit më shumë se kurrë më parë. Ju nuk mund të thoni se “ne do t’i bëjmë të gjitha në Bruksel, Pekin dhe Uashington”. Misioni im është për të ndërtuar aleanca krejt të reja me fuqitë në rritje. Ne përshembull kemi ministra edhe në vendet ku nuk ka patur të tillë për dekada apo ndonjëherë në histori”.

Fuqitë në zhvillim mund ta konsiderojnë këtë si përpjekje të dëshpëruar të një fuqie ish-perandorake në rënie, për të ruajtur vendin e saj në botë?

- Sipas mendimit tim, ky është një perceptim i brendshëm britanik i vjetruar për veten. Ky nuk është perceptimi i huaj për ne. Brazili përshembull është në kërkim të ndihmës për modernizimin e flotës së tij britanike dhe do të zgjerojë tregtinë me Britaninë. Qeveritë e vendeve të Amerikës Latine gjithashtu, janë kënaqur me angazhimin në rritje të Britanisë atje. Ata e duan atë. Amerika Latine është një ekonomi në mënyrë të konsiderueshme më e madhe se e Kinës dhe në rritje pothuajse të shpejtë. Kemi dëgjuar të gjithë për Kinën, por i gjithë ky kontinent ka qenë i lënë pas dore. Dhe kështu vendesh, ka Azinë jug-lindore apo pjesë të tëra të Afrikës.

Të afrohemi më pranë shtëpisë ...

- Turqia është një lojtar në rritje me shpejtësi dhe një nga vendet që unë po punoj me të. Dëshiroh shumë që ta shoh Turqinë të bëhet një anëtare e Bashkimit Evropian, një ambicie që në fakt kundërshtohet fuqishëm nga disa shtete anëtare të tjera. Mendoj se është një nevojë strategjike dhe ekonomike e dobishme për ta sjellë Turqinë në BE, largimi i saj nga BE-ja do të jetë një gabim i madh, afat-gjatë nga Evropa.

Si do ta vlerësonit ndërhyrjen në Libi?

- Ndërhyrja në Libi, ka rëndësi për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrjetet e reja të aleancave. Ajo gjithashtu mbështetet në bashkëpunimin më të afërt me Francën që nga lufta e dytë botërore, ndoshta më shumë se në vitin 1945.

Po krizën aktuale të Euros?

- Ne jemi të kënaqur të gjithë, mendoj, kur kemi parë si u provua ajo çka kishim të drejtë. Krijimi i Euros pa e ditur se do t’i çonte ata drejt një integrimi më të ngushtë fiskal, ishte një iluzion i cili ishte pjesë e kritikës sonë në atë kohë. Kjo ishte një arsye pse ne si Britani, nuk donim të bashkoheshim me këtë nismë. Dhe ata tani duhet të jenë shumë mirënjohës që Britania nuk u bashkua. Paramendoni ne duke u përpjekur tani, që të na thonin se do kushtëzoheshim nga vendet e Euros. Unë njihem si një kritik i Euros, por është në interesin tonë që ajo të mbijetojë dhe gjithsesi, të jetë e qëndrueshme. Ne duam që Greqia të ketë sukses në këtë, ne duam që ata ta shuajnë zjarrin në ndërtesën e djegur.

Çfarë është BE aktualisht sipas jush?

- BE e ka shumë pushtet, sipas mendimit tonë. Por kjo është një qeveri koalicioni. Ne kemi një program të rënë dakord në të cilën Liberal-Demokratët kanë shumë terren. Çdo shkallë e gjerë ndryshimi në traktatet është për vitet e ardhshme. Do t’i thoja JO kërkesës për një referendum mbi anëtarësimin. Vendi ynë është në Bashkimin Evropian.

Përshtati: n.e/NOA

KOMENTE