English

Zija Çela vjen me “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”

Tiranë, 2 tetor NOA - “Apokalipsi sipas Shën Tiranës” është libri më i ri i shkrimtarit Zija Çela. Një histori që pavarësisht titullit nuk merret me qielloren, por tokësoren. Romani u promovuan dy ditë më parë në një ambient ndryshe. Vetëm, mes përfaqësues të medias autori Zija Çela ka folur për librin e tij më të fundit, pa bujë dhe pa sensacionin që shoqëron zakonisht edhe botime mdiokre. “Megjithëse më kanë shërbyer edhe Bibla, edhe Kurani, romani flet për atë tjetrin, atë që njerëzit ia shkaktojnë vetë njëri-tjetrit, apokalipsin që po jetojmë”, është shprehur autori. Romani i ri i Zija Çelës bënë fjalë për ngjarje aktuale dhe përmban një galeri të gjerë personazhesh, ku sipas shkrimtarit gjithsecili nga lexuesit mund ta identifikojë veten diku, dikur dhe me dikënd. Një roman kundër egoizmit dhe hipokrizisë njerëzore, i nëntitulluar “kthimi i barbarëve”. Libri është një botim i shtëpisë botuese “Toena” dhe kushton 900 lekë. a.k/NOA

KOMENTE