English

Aksioni në trotuarë, Bashkia e Tiranës: Tani rradha e karrigeve “zaptuese”

Tiranë, 3 tetor 2011, NOA – Bashkia e Tiranës ka publikuar rezultatet e para të aksionit për lirimin e trotuarwve nga bizneset. Policia Bashkiake në bashkëpunim me strukturat përkatëse të kontroll territorit në Bashkinë e Tiranës, ka vijuar punën me ritme të larta për pastrimin e troturëve. Siç bëhët e ditur në njoftimin zyrtar të bashkisë, është realizuar ndërhyrja në rrugët Bulevardi Bajram Curri, Rrg Ali Demi, Mihal Grameno, Luigj Gurakuqi, Rrg e Dibrës, Rrg e Barrikadave, Sheshi Avni Rustemi, Rrg Vellezerit Huta, Rrg Fadil Rama, Arkitekt Kasemi, Vexhi Buharan, Tefta Tashko, Bulevardi Marsel Kashen, Bulevardi Zhan Dark, Rrg Hoxha Tasim si dhe Rr Johan Fon Han. Në 48 orët e para të ndërhyrjes që lidhen me faqen e parë të lirimit të trotuarëve, është bërë e mundur largimi i mbi 500 vazove prej betoni dhe plastike që bllokonin kalimin e qytetarëve. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë hequr dhjetra metra linearë kangjella metalike që kishin rrethuar në mënyrë të paligjshme pronën e përbashkët si dhe janë liruar dhjetra vendparkime së bashku me tabelat e reklamimit të vendosura në trotuar. Punonjësit e kontrollit të territorit kanë vendosur edhe disa gjoba financiare ndaj subjekteve që kishin bërë ndërhyrje në infrastrukturë. Këto ndërhyrje i përkasin fazës së parë të punës së Policisë Bashkiake, sipas një plani të mirëpërcaktuar. Siç bëhet e ditur zyrtarisht, në fazat e ditëve në vijim do të zbatohet plani për lirimin e trotuarëve edhe nga tavolinat e bareve, shitësve ambulantë apo përdorimit të hapësirës publike në mënyrë jo të ndershme nga subjektet private. Policia Bashkiake apelon për mirëkuptim të qytetarëve dhe pronarëve të subjekteve që të respektojnë ligjin dhe të t’i binden kërkesave të tij për të liruar hapësirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve. a.q/NOA

KOMENTE