Britani e Madhe, 3 tetor NOA - Ashtu si jo çdo gjë që shndrin është ar edhe forma fizike e yjeve të botës së spektaklit botëror, jo gjithmonë korrespondon me realitetin. Një e vërtetë që më mirë të jetë mësuar që në vegjëli, para se pasqyra dhe peshorja të bëhen dy gjërat më të preferuara. Në këtë mënyrë qeveria ka dërguar në shkolla disa materiale në të cilat paraqiten yje si Britney Spears para dhe pas modifikimit të fotografive. Imazhet e mbretëreshës së muzikës pop janë me të vërtetë “për të ardhur keq”, pasi në to vihen në dukje më së miri modifikimet e shumta që i janë bërë. Këmbë më të shkurtra, një pjesë e pasme e ngurtë dhe lëkurë, e cila pasi është modifikuar ngjason si mëndafsh. Aspak mëshirë dhe ndaj koleges së Britney, këngëtares Rihanna, ku dhe për të janë paraqitur foto të këtij lloji. r.b/NOA