Vlorë, 3 tetor 2011, NOA- Një operacion i policisë i koduar “Trekëndëshi” bëri të mundur kapjen e një 23 vjeçari nga Libofsha e Fierit. Ledjo Ndoni u prangos pasditen e sotme në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Vlorë, ku në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, në çantën e tij të dorës mbi sedilen e autobusit të linjës Vlorë-Firenze, brenda një kutie kartoni është gjetur një pako e mbështjellë me natriban të tejdukshëm e cila kishte brenda një sasi pluhuri si ajo e kafesë dhe poshtë saj kishte një sasi prej 1.5 kg lëndë e ngjashme me “Cannabis Sattiva” e cila do të trafikohej drejt Italisë. Ndërsa policia nisi punën për kapjen e tij, fillimisht 23 vjeçari ka mundur të largohet nga Porti i Vlorës në momentin e kontrollit por në bazë të masave të marra në bashkëpunim me Policinë e Fierit rreth orës 19:00 është bërë e mundur arrestimi e tij në fshatin Libofsh të rrethit Fier. Lidhur me këtë rast Prokuroria e Vlorës nisi hetimet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. a.y/NOA