Holandë, 3 Tetor NOA - Një ndalim me siguri do të hapë diskutime të shumta: në Maastricht , një qytezë holandeze ne kufi me Belgjikën, “coffee shop” (vende në të cilat janë të legalizuara sasi të drogave të lehta) do të jenë të mbyllura për të huajt. Objektivi i autoriteteve lokale është ai që ti japin fund turmave të shumta të turistëve për tu furnizuar me marijuanë dhe hashash në Maastricht, që më pas mund të vënë në rrezik rregullin publik dhe mund të shkaktojnë dëme në trafikun rrugor. Edhe pse protestat e tregtarëve lokal, që kanë frikën e një efekti negativ në të gjithë ekonominë e territorit, duhet thënë se ky ndalim nuk i përket të gjithë të huajve: mund të përmendim gjermanët dhe belgët të cilëve, nuk i është ndaluar diçka e tillë. r.b/NOA