SHBA, 3 tetor NOA - Seksi dhe sensuale, do të jetë ky kapitulli i ri i sagë së lojës elektronike Need for Speed. Merita padyshim shkon në drejtim të bukurosheve Irina, e fejuara aktuale e futbollistit Cristiano Ronaldo dhe Chrissy Teigen, ylli i The Run. Do të jenë pikërisht dy bukuroshet e sipërpërmendura protagoniste të lojës së garave më të paparashikueshme dhe më pasionantet e historisë së video-lojërave. Garat frymëmarrëse, zhvillohen në rrugët përmes Nju Jorkut dhe San Franciskos. Këtë herë Need for Speed ka marrë një pamje tjetër, me një adrenalinë unike. Irina dhe Chrissy, në këtë mënyrë mund të themi se kanë braktisur përkohësisht botën reale për tu zhytur në një aventurë, e cila është e gjitha dixhitale. r.b/NOA