English

Pasqyra e shtypit, 3 tetor 2011

Tiranë, 3 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 3 tetor 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Arvizu: Duhet një takim privat”. Argumente të tjerë: “Intervista, Spartak Ngjela: Grupime të reja rrëzojnë Berishën”; “Kryeqyteti dhuron një ditë feste shqiptaro-amerikane”; “Skandali, konsullata greke do kopjen e formularit”; Çështja Konomi: Prona 275 hektarë, sot vendimi i gjykatës”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Banka Botërore: Pronat, të ndryshojë skema e kompensimit. Në vende të tjera janë përdorur bonot e thesarit, jo vetëm para në dorë”. Faqja e parë vijon me titujt: “Aleksandër Arvizu: Hap derën e shtëpisë për takimin mes Berishës dhe Ramës”; “Deklarohen si grekë, fotokopjojnë formularin”; “Babai i Arjan Selimit, si u arratis me 11 vetë duke shpërthyer kufirin në vitin 1988”; “Opinion nga Artan Hoxha: Pleshtat e Wikileaks”; “Opinion nga Dritan Prifti: Është ekonomia o idiot”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “SHBA: Debatet, për zgjedhjet. OSBE: Dialogoni në Kuvend”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “SHBA-Shqipëri: Dy dekada miqësi në një javë festime”; Opozita: Leskaj-Tahiri: Pakti i Ramës në dorën e mazhorancës”; “Malaj: Mjaft zvarritjeve me FRESSH-in dhe gratë”; “Gerti Bogdani: Pakti i ri i Edi Ramës, bllokimi i integrimit”; “Qyteti studenti nis regjistrimet për studentët e rinj, kërkohet parapagim”; “Arratiset vrasësi i dy policëve, e kërkon Belgjika”; “Miraka: Të përndjekurit, kërkesa të reja për para”; Matilda Meta: Skleroza si shfaqet dhe si parandalohet”.

E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin: “Pse i blejmë kaq shtrenjtë cigaret dhe karburantin”. Tituj të tjerë: “Magjistratura çalon në nisje”; “Prokuroria: Kosta Trebicka një hetim tjetër”; “Nga Denis Dedej: Berisha-Rama, publik a privat”; “Nga Arben Duka: Tani që do të vijnë plehrat”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Dëshmitari i plagosur. Si e vranë Arjan Selimin para syve të mi”. Argumente të ditës: “Skandali me Serbinë: Shqipëria heq simbolet kombëtare nga Abetarja. Kryekomunari i Preshevës: Ambasadori Çaushi i shërben serbëve”; “Opinion. Dilema e vërtetë e Serbisë, Rusia apo BE”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE