Tiranë, 3 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Përfaqësuesit e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi reaguan lidhur me deklaratën e kryesocialistit Edi Rama duke thënë se përgjigja e tyre është dhënë ndryshe nga ç'pretendon kryesocialisti. Në fjalën e tyre ata theksuan se janë shqyrtuar me seriozitet propozimet e Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore, duke shtuar se përgjigja ëshët dhënë me shkrim. Dy përfaqësuesit e mandatuar nga selia blu për të punuar për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi thanë se përgjigja e tyre është bërë publike dhe nga Kryeministri Berisha. Më herët Kryeministri Berisha u shpreh i vendosur të bashkëpunojë në interesin më të mirë të vendit për reformën zgjedhore. “Jemi të gatshëm në kushte pariteti, të ulemi në një komision kuvendor për reformën zgjedhore. Komisioni do të ketë në axhendë adresimin e 52 rekomandimeve të dy ekipeve të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet 2009 – 2011. Ne se ju doni, komisionin e ngremë brenda ditës së enjte", iu drejtua Berisha kryesocialistit Rama nëpërmjet mediave. a.y/NOA
Në foto: Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi