Tiranë, 3 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj/Update – Ka mbërritur përgjigja e prerë e mazhorancës për kryesocialistin Rama dhe paktin prej 10 pikash, të propozuar ditët e fundit. Kryeministri Berisha tha në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat se, nuk do të ketë asnjë mënyrë tjetër bashkëpunimi me socialistët veç komisionit kuvendor për reformën zgjedhore.
Ja cila është përgjigja që kryeministri Berisha i dha sot në mesditë kryesocialistit Rama:
“I nderuar Zotëri,
Jemi plotësisht të vendosur të bashkëpunojmë në interesin më të mirë të vendit për reformën zgjedhore. Jëmi të gasthëm në kushte pariteti, të ulemi në një komision kuvendor për reformën zgjedhore. Komisioni do të ketë në axhëendë adresimin e 52 rekomandimeve të dy ekipeve të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet 2009 – 2011. Nëse në zgjedhjet lokalet duhet të funksiononte hamendja, tani ska mbetur më gjë për hamendësim. Këto dy ekipe kanë listuar të gjitha çështjet që duhen zgjidhur, me amendime ligjore. Kam propozuar që delegacioni ynë në PE, të autorizojë 2 deputetë, një socialist e një demokrat. Ata të analizojnë rregulloren e KE dhe ta ballafaqojnë atë me rregulloren e Kuvendit. Asgjë s’mund të na imponojë hapa prapa. Pranojmë të krahasohemi me standardet, por s’pranojmë që dikush të thotë: Të kthehemi të koha ime. Opozita ka 100% të drejtë të kërkojë rregullat më demokratike të vendosura në jetën parlamentare. Por, ndarja e pushtetit në tavolinë është jashtë kulturës time demokratike. Cilado përpjekje për të shkelur Kushtetutën është cenim i demokracisë. Në fillim zotëria tha që do votojmë të gjitha ligjet dhe pastaj filloi me ultimatume. Rama kërkon edhe Guvernatorin dhe KKRT, por shumicë të bëjnë qytetaret e jo tekat e tij. Ndaj them, që deri më tani, gjithçka është Copy Paste e qëndrimeve të mëparshme.
Ndaj po e përsëris.
I nderuar Zotëri,
Në rast se ju vertëtpni se jeni i interesuar dhe nuk e keni parë me hipokrizi, urdhëroni që brenda së enjtes të ndërtojmë komisionin me propozimet e OSBE ODHIR dhe në axhendë të tij të 52 rekomandimet.
Por, druaj se ky është skenari i parakongresit të Ramës”.
a.q/NOA