English

Rasmusen: KFOR-i në veri për të mbrojtur të gjithë njerëzit në Kosovë

E hënë, 3 tetor 2011, NOA- NATO ka folur sot lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Nga Brukseli Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen ftoi palët për angazhim serioz në dialog dhe jo në konflikte pasi sipas tij e siguria e së ardhmes është në dobi të të gjithëve. Ai shtoi se nuk ka nevojë për hetime të veçanta për veprimin e pjesëtarëve të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës. “I kam krijuar raportet dhe kam biseduar me presidentin serb Boris Tadiç. U kam ofruar serbëve informacione nëpërmjet kanaleve të zakonshme ushtarake, por trupat e KFOR-it kanë vepruar në vetëmbrojtje”, u shpreh Rasmusen. Pak para mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ai theksoi se ministrat do të diskutojnë për Kosovën dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve, që t’u shmangen aksioneve të njëanshme dhe mesazheve ndezëse. Lidhur me praninë e trupave të KFOR-it në vendkalimet kufitare, në pjesën veriore të Kosovës, Rasmusen tha se është e nevojshme për t’i mbrojtur të gjithë njerëzit në Kosovë. a.y/NOA

Në foto: Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen

KOMENTE