English

Shtyhet në 17 tetor pretenca për të pandehurit e Gërdecit

Tiranë, 3 tetor 2011, NOA Update – Ende nuk merr fund gjyqi i Gërdecit. Prokurorët e çështjes i kërkuan Gjykatës dy javë kohë për dhënien e pretencës për 29 të pandehurit për tragjedinë e Gërdecit, që u mori jetën 26 personave dhe lëndoi mbi 300 të tjerë në 15 mars të vitit 2008. Prokurorët e mbështetën kërkesën për dy javë kohë për shkak të numrit të madh të të akuzuarve dhe dëshmive të shumta të këtij hetimi kyç të drejtësisë shqiptare i mbetur ende pa asnjë të dënuar. Trupi Gjyqësor i procesit Gërdeci vendosi që pretenca e prokurorëve të jepet në datën 17 tetor. Për shpërthimin tragjik të fabrikës së demontimit të municioneve "Alba Demil", në fshatin Gërdec janë nën akuzë 29 persona, ndërkohë që katër të pandehurit kryesorë të tragjedisë, të cilët po ndiqen në liri janë Mihal Delijorgji ish-administratori i fabrikës “Albademil”; Ylli Pinari ish-drejtori i kompanisë MEICO; Dritan Minxholli ish-drejtori i fabrikës; e Sokol Ngjeci ish-shefi i kontrollit të municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec. mit/NOA

KOMENTE