English

Vjedhjet, policia e Tiranës arreston 4 hajdutë

Tiranë, 3 tetor 2011, NOA - Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të sigurimit të rendit dhe të qetësisë publike ka intesifikuar më tej punën e saj në drejtim edhe parandalimin të ngjarjeve kriminale si dhe zbulimin dhe kapjen e autorëve më tendencë e vjedhjes si dhe persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, u ndalua shtetasi në kërkim Albert Lan Murataj, 27 vjeç, banues në Tiranë. Prokuroria në ngarkim të tij ka lëshuar urdhërin e datës 05.07.2011, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, për veprën penale tëKanosjes, Prishjes rendit e qetësisë publike, mbajtjes pa leje te armeve e municionit. Dje në mesditë nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve: - Erjon Festim Biba, 23 vjeç, banues në Mborje Korçë, - Leonard Bujar Shehu, 26 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tyre u krye sepse në rrugën “Ded Gjon Luli” janë kapur në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të një shtetasi, ku kanë marrë një paisje elektronike bar-kod, një sasi sendesh të tjera. Ndërsa, dy ditë më parë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Bilbil Petref Murteli, 39 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai është kapur në flagrancë duke vjedhur banesën në pronësi të një shtetasi. a.q/NOA

KOMENTE