English

Vlorë, digjet makina e 39-vjeçarit, dy autorët të paidentifikuar

Vlorë, 3 tetor 2011, NOA – Ndërsa qyteti i Vlorës është ende i tronditur nga shpërthimi mafioz i makinës së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në qendër të qytetit, ngjarje për të cilën nuk është identifikuar asnjë autor, dy persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një automjeti Mercedes-Benz 220 C me targa VL 0999 C. Automjeti ishte i parkuar pranë shkollës industriale “Pavarësia” në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë. Djegia e makinës është pikasur nga patrullat e policisë rreth orës 01.10 pas mesnatës së të dielës. Patrulla e policisë është afruar në vendngjarje dhe ka vërejtur dy persona që iu larguan makinës me shpejtësi. Policia është vënë në ndjekje të dy autorëve të ngjarjes, ndërsa është ngritur edhe një grup hetimor që po heton për zbardhjen e motiveve të zjarrvënies. Automjeti është në pronësi të 39-vjeçarit me iniciale A. V., lindur në Vergo dhe banues në Vlorë. Në vendin ku po digjej makina ka mbërritur edhe një makinë zjarrfikëse, e cila ka mundësuar shuarjen e zjarrit. Blutë e Vlorës janë në kërkim të autorëve. mit/NOA

KOMENTE