Prishtinë, 3 tetor 2011, NOA – Mediat kosovare informojnë se sot është vrarë në Prishtinë, Remzi Salihu, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit për Prishtinën. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Remzi Salihu u vra rreth orës 10.00 të paradites në zyrën e tij. Lajmin e ka konfirmuar për radion Evropa e Lirë edhe zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi. Motivet e vrasjes ende nuk dihen. Sipas burimeve, autori i është dorëzuar policisë, e cila ka nisur hetimet për këtë rast. mit/NOA