English

155 milionë fëmijë në mbarë botën janë mbipeshë

SHBA, 4 tetor NOA - Në mbarë botë, 1 fëmijë në 10 të tillë është mbipeshë dhe kjo për një total prej 15 milionë fëmijësh. Në SHBA situata është akoma më alarmante, me rreth 25% të fëmijëve që janë mbipeshë. Në Evropë çdo vit 400 mijë fëmijë konsiderohen si mbipeshë, por fenomeni është në rritje të dukshme edhe në vendet që janë në rrugë zhvillimi. Lajmi konfirmohet nga “Barilla Center for Food & Nutrition” (BCFN). Këtij fakti i shtohet dhe ai i rritjeve të patologjive kronike për të cilat, një ushqimi jo i duhur do të përbënte faktorin më të rëndësishëm për të rrezikuar. r.b/NOA

KOMENTE