Tiranë, 4 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Alexander Arvizu ka organizuar një pritje me krerët e politikës shqiptare në rezidencën e Ambasadës Amerikane. Shkak për këtë takim miqësor është bërë 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri- SHBA, kohë kur u hap ambasada amerikane në vendin tonë. Të pranishëm në këtë takim, i cili ka patur biseda miqësore kanë qenë Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe dy ish-presidentët Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu. Gjithsesi ajo që vihej re në këtë takim ishte mungesa e kreut të opozitës Edi Rama. a.y/NOA