English

Batërdi me makina, 12 shqiptarë trafikojnë 100 makina të vjedhura

Pejë, 4 tetor 2011 NOA – Për kohë të gjatë, kanë trafikuar me dhjetëra automjete të markave nga më të ndryshme. Makina që shkojnë dhe në qindra mijë euro dhe plot të tjera avangarde me makinat e rëndomta që hasen në rrugë. Por ndërsa plot 100 makina kanë arritur lehtë dhe pa probleme t’i vjedhin e t’i trafikojnë ku të donin, me një betonierë s’ia kanë hedhur dot e njëri prej tyre ka rënë në grackë. Lajmi bëhet i ditur për agjencinë NOA nga burime zyrtare të policisë së Pejës: “Me kërkesën e Interpolit është konfiskuar një autobetonierë e llojit “Iveco” me targa vendore, i kërkuar nga Interpoli Italian sepse pronari i këtij mjeti të rëndë, së bashku me njëmbëdhjetë të dyshuar të tjerë kanë bërë transportim ilegal të më shumë se njëqind automjeteve transportuese dhe industriale marrë në Itali dhe trafikuar nëpër vende të tjera”. E në kërkimet që bëri dje dhe sot policia lokale, arriti të shtjerë në dorë edhe dy të dyshuar të tjerë shqiptarë të cilët janë identifikuar si bashkautorë në vjedhjen dhe trafikimin ndërkombëtar të mjeteve motorike. Po ashtu është kapur dhe proceduar penalisht, personi i cili e kishte blerë nga të dyshuarit automjetin betonierë tip “Iveco”, në vlerë prej 40.000 eurosh që kishte paguar. a.b/NOA

KOMENTE