Tiranë, 4 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në fjalën e mbajtur në pritjen e organizuar nga ambasadori amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu, në kuadër të 20 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri- SHBA, përshëndeti edhe Kryeministri Berisha. Në fjalën e mbajtur me këtë rast ai u shpreh se, “Ky ka qenë një moment i shumë i pritur për shqiptarët dhe qytetarët e këtij vendi, të cilët e përjetuan në atë kohë si pritjen më të madhe më të përzemërt, më të artë në historinë e tyre pasi ishte pritja që i bënë sekretarit të shtetit Bejker. Një komb i shtypur në shumë se çdo tjetër në Europë i cili 24 orë në 24 orë kishte dëgjuar propagandën më armike ndaj SHBA, por asgjë nuk ishte prekur në thellësinë e shpirtit të tij për kombin e madh amerikan”. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, të gjitha arritjet e vendit tonë u bënë të munduar para së gjithash nga mbështetja e kombit amerikan, pasi në të gjithë procesin e reformave nga vendi bunker falë mbështetjes amerikane u kthye në një vend më të mirë. Ndërkaq ai shtoi se pavarësisht propagandës anti-amerikane, shqiptarët demonstruan para vendeve të botës pro amerikanizmin e tyre, duke theksuar se pro amerikanizmi shqiptar i ka rrënjët thellë në lirinë e tyre dhe ajo do të zgjasë për sa kohë që shqiptarët të jenë të lirë. Në vijim ai shprehu falënderim për mbështetjen e dhënë nga SHBA për anëtarësimin në NATO, si dhe në ecurinë e mëtejshme të vendit. a.y/NOA
Në foto: Kryeministri Berisha