English

Denoncimi: Atentat i armatosur ndaj Gafurr Adilit

Tiranë, 4 Tetor 2011 NOA - Sipas njoftimit të Zëdhënësit Politik të Forcave të Armatosura (AKSH&SKSH), Kryetari i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar Shqiptar u sulmua nga persona të maskuar dhe të armatosur. Konfirmohet se Adili nuk ka pësuar lëndime nga qitja me armë zjarri. Ky sulm është një komplot antishqiptar i atyre qarqeve sllavo-greke shqipfolëse që punojnë kundër ribashkimin kombëtar shqiptar, duke qenë të infiltruar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, thuhet në një deklaratë për shtyp që publikoi kjo organizatë. Sipas tyre, në këtë komplot janë përfshirë spiunët e UKSH-"Unikomb" me në krye me spiunin Sulejman A., ish-sekretar politik i FDBK-së, që kanë bërë ndarje nga strukturat e FDBK-së duke krijuar një organizim spiunllëku antishqiptar me emrin pompoz i falsifikuar të ish partisë së Ukshin Hotit! “Këto qarqe veprojnë jo madje politikisht, me veprim paralel antikombëtar kundër veprimtarisë së Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar dhe kryetarit të tij, por janë organizuar si bandë të rrezikshme vrasëse për ta likuiduar fizikisht ideologun e ribashkimit kombëtar shqiptar, Gafurr Adili”, - kumton organizata. Vera Dushi dhe Qëndrim Bajrami, anëtarë të Forumit Rinor të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar, Rinia Kombëtare Shqiptare (RKSH), në kumtesën për media vërejnë se “sulmi ndaj z.Gafurr Adilit nuk është veç sulm ndaj tij por është sulm ndaj të gjithë anëtarëve të Frontit sepse Gafurr Adili është zemra dhe truri i Frontit”. Për këtë organizatë, atentati ndaj Kryetarit të FDBK-së është provë se në Shqipëri ka njerëz që janë kundër forcimit të shqiptarëve dhe mundohen që me çdo kusht ta ndalojnë bashkimin e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre në një shtet.

KOMENTE