English

Denoncimi i nënës: Më ka humbur vajza adoleshente

Viti, Gjilan, 4 Tetor 2011 NOA – Një vajzë ende e mitur është parë për herë të fundit me nënën e saj në shtëpi dhe si ka dalë jashtë saj nuk është bërë më e gjallë. E frikësuar për fatin e të bijës, e ëma ka shkuar në policinë lokale dhe ka denoncuar zhdukjen e vajzës në rrethana të mistershme. Burime zyrtare nga Policia e Gjilanit i konfirmuan sot agjencisë NOA se në rajonin policor të Vitisë është pranuar kallëzimi për humbjen e një vajze 16-vjeçare me banim në Viti. “Denoncimi u krye nga gruaja shqiptare 35 vjeçe e cila ka raportuar se vajza e saj rreth 16 vjeçe, dy ditë më parë ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, - sqaruan burimet policore. Ata thanë në mënyrë të rezervuar edhe se “e humbura ka përsëritur ketë vepër dhe disa herë më parë”. a.b/NOA

KOMENTE