Kukës, 4 tetor 2011, NOA- Një i shumëkërkuar nga drejtësia amerikane është vënë në prangat e policisë shqiptare ditën e sotme. Haki Kelmendi i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i konsideruar si një nga 5 personat më të kërkuar të policisë shqiptare u ndal në kufi. Arrestimi i tij u bë nga Pika Kufitare në Morinë, ku dhe iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme parash. Burime zyrtare nga uniformat blu thanë për NOA, se prej disa vitesh ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të qenieve njerëzore. a.y/NOA