Tiranë, 4 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- U mendua se ceremonia për 20 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri- SHBA do të niste me një mungesë... atë të kryesocialistit Edi Rama. E në fakt mungesa e tij u vu re në pritjen paraprake që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexander Arvizu bëri në ambientet e rezidencës në ambasadë. Aty ishin të gjithë krerët e politikës Presidenti Topi, Kryeministri Berisha, Kryeparlamentarja Topalli, Ministri Haxhinasto, por përveç atij, i cili kishte zgjedhur të mos kontaktonte nga afër me kundërshtarin e tij, por u përzie me turmën në ceremoninë e përbashkët në ambientet e jashtme të ambasadës amerikane, ndoshta prej ndonjë vonese të mundshme. Por pas ftesave dhe përgjigjeve mes Ramës dhe Kryeministrit Berisha, kryesocialisti kaloi heshturazi në këtë aktivitet, si një shfaqje e një shenje pranimi ndaj refuzimit të debatit publik me kundërshtarin e tij politik. Gjithsesi ai erdhi, ashtu si erdhën shumë të tjerë, politikanë, ambasdadorë, krerë të feve në vend, miq e dashamirës së mikut të madh amerikan, pasi “ëndrra amerikane” diti ashtu si përherë ti bëjë të gjithë bashkë.
Arvizu: Po, Shqipëria funksionon përparimi i dukshëm në 20 vite
Ambasadori i Amerikës në vendin tonë Alexander Arvizu, tha se SHBA dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të ngushtë, dhe një partneritet që synon një demokraci jetëgjatë. “Të hënën në mëngjes në një ceremoni solemne private ngritëm flamurin amerikan në nderim të vendeve tonë, për të parë perspektivën e Shqipërisë në të ardhmen dhe si ne si ambasadë mund të ndihmojmë në përparimin e Shqipërisë. Të enjten do të organizojmë një konferencë që do të shqyrtojmë partneritetin SHBA- Shqipëri dhe ky do të jetë vetë shqyrtimi për përkushtimin tonë për të ardhmen. Të dielën e shkuar patëm mundësi të veçantë për të përjetuar pritjen e vërtetë të popullit shqiptar, ndërsa u bashkuan me ne për panairin e hapur sipas stilit amerikan”, u shpreh Arvizu. Ai tha se, 20 vjet më parë në Tiarnë në verën e 91 sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker, iu afrua një pritje zhurmë madhe nga mijëra shqiptar, dhe mesazhi i madh i tij ishte: “Po Shqipëria funksionon”. “Ai dëgjoi thirrje që Amerika është me ne, po ne absolutisht jemi dhe ne do vazhdojmë mbështetjen ndaj Shqipërisë, integrimin euro atlantik dhe ecuria ekonomike, këto janë aspiratat e të ardhmes dhe ju keni të drejtë ti keni këto. Përparimi i Shqipërisë në 20 vite është i dukshëm”, vijoi më tej fjalën e tij ambasadori amerikan. Sipas tij, populli shqiptar ka folur vendosmërisht se si e përfytyron ai të ardhmen e tij, duke u drejtuar ndaj krerëve të politikës se e ardhmja e shqiptarëve është në duart e tyre, ku shtoi se nëse punohet bashkë mund të ndërtohet e ardhmja e përbashkët. Në vijim Arvizu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të jenë në krahun e popullit shqiptar, ndërsa ata punojnë së bashku për të plotësuar ëndrrat e popullit shqiptar. Ambasadori e mbylli fjalën e tij duke thënë: “Faleminderit për 20 vite të mrekullueshme dhe faleminderit për këtë mbrëmje magjike”. Berisha: Amerika shpëtoi fshirjen e Shqipërisë nga harta
Ndërsa më herët foli në takimin intim me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu, Kryeministri Berisha përshëndeti në ceremoninë festive e organizuar në ambientet e ambasadës amerikane. Që në fillim të fjalës së tij ai kujtoi se pritja që shqiptarët i bënë Sekretarit Amerikan të Shtetit Bejker, ishte dashuria për amerikanët nga ana e shqiptarëve. Ai tha se në fillim të viteve ‘90 ekzistonte një mendim i gabuar për Shqipërinë, por shqiptarët treguan se miqësia mes dy vendeve do funksiononte dhe funksioni. Berisha u shpreh se, në kohën kur të tjerët vendosën të fshinin shqiptarët nga harta ishte Presidenti Uillson ai që mbështeti shqiptarët në rrugën e pavarësisë. Sakaq ai shtoi se në vitin 1991 Presidenti Bush dhe Sekretari Bejker sollën mesazhin e lirisë, ndërsa më vonë Presidenti Klinton udhëhoqi Aleancën e Atlantikut, duke theksuar se Presidenti Bush, në komunitetin ndërkombëtar kryesoi në pavarësinë e Kosovës. Në vijim ai tha se Presidenti aktual Barack Obama firmosi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Mirënjohje për misionarët e parë diplomatik në Shqipëri, që hapën ambasadën 20 vjet më parë dhe të gjithë paraardhësit tuaj dhe ju zoti ambasador, por dhe për qindra e qindra burra e gra, që me përkushtim të madh ndihmuan në ndërtimin e Shqipërisë. Unë jam dëshmitar i asaj kohe kur vendi ngjante me një akullnajë të vërtetë dhe ishte era e lirisë do të shkrinte akujt e këtij vendi. Ekspertët tuaj në të gjitha fushat dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, një mirënjohje të veçantë për Presidentin Obama për miqësinë e treguar ndaj Shqipërisë”, u shpreh Berisha. Kryeministri shqiptar theksoi se, ne jemi një komb i vogël, por gjëja më e madhe që mund ti ofrojmë kombit amerikan në shenjë mirënjohje dhe respekti është ndërtimi dhe konsolidimi i atyre vlerave të cilat kanë bërë kombin amerikan më të ndriturin në botë. Kreu i Qeverisë shqiptare e mbylli fjalën e tij duke thënë: “Ne jemi shumë krenar për miqësinë me ju”.
Topi: Amerika rilindi shpresën te shqiptarët
Presidenti i vendit Bamir Topi në pritjen e organizuar nga kryediplomati amerikan në vendin tonë, Alexander Arvizu, u shpreh se lajmi për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA erdhi në pranverën e vitit ’91. Ai tha se koiçidenca ishte shumë e bukur pasi nuk ishte vetëm stina e pranverës, por ishte trokitja e pranverës së shqiptarëve. “Thirrja e sekretarit Bejker, thirrja biblike se liria funksionin, lindi te shqiptarët një besim se shpresa po rilind. Ne jemi aleat modest, por të sigurt dhe unë shpreh mirënjohje për vendosjen e demokracisë”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar. Në vijim si President i vendit ai shprehu admirimin e thellë për Amerikën, duke theksuar se Shqipërinë dhe popullin shqiptar e presin suksese të tjera. a.y/NOA