E martë, 4 tetor 2011, NOA- Kërkuesit britanik kanë arritur të gjejnë një super-brokoli, i përbërë nga një substancë e cila është në gjendje që të luftojë disa tumore. Produkti në fjalë pritet të dalë në shitje nga java që vjen në Britaninë e Madhe. Ishte Center John Innes dhe instituti për kërkimet ushqimore, në Norwich ai që arritt në zbulimin e këtij brokoli të ri. Kërkimet e tyre nisën nga një brokoli i egër, i zbuluar në vitin 1983 i cili paraqiste përmbajtje të lartë të një substance kimike të quajtur glucofaranina. Super-brokoli, në pamje të parë ngjan si një brokol normal, por përmban sasi 2-3 herë më të mëdha glucofaranine dhe që kthehet në sulforafan i cili bie në kontakt me pjesën e zorrëve. Sipas disa studimeve thuhet se ky komponent ndihmon për të luftuar disa lloj sëmundjesh kronike si dhe ndalon zhvillimin e kancerit. Konsumi i tij disa herë në javë, bën që të ulet mundësia për tu sëmurur nga kanceri në stomak, në prostatë, në zorrën e trashë dhe mushkri. Për të ruajtur vetitë e tij ai duhet të hahet i gjallë, ose vetëm pak i zier ose i skuqur, ndërsa thuhet se ndihmon edhe për sëmundjet kardio-vaskulare. a.y/NOA