English

Thaçi mohon dialogun politik me Serbinë

E martë, 4 tetor 2011, NOA- Ndonëse u replikua fuqishëm mundësia e një dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka hedhur poshtë një deklaratë të tillë. Sipas tij, dialogu politik me Serbinë nuk është në tavolinë as të Prishtinës, por as të Brukselit e Uashingtonit. “Diçka e tillë as që është në tavolina të punës së ndokujt as në Prishtinë, as në Bruksel e as në Uashington. Por, në të njëjtën kohë jemi shumë të përgjegjshëm për vazhdimin e dialogut për çështje teknike”, ka deklaruar kreu i Qeverisë kosovare në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ndërkaq ai ka shtuar se është e nevojshme që fillimisht të ndodh gatishmëria e krerëve politik të Prishtinës dhe Beogradit për një marrëveshje të fqinjësisë së mirë dhe njohjes reciproke. Ndërkaq lidhur me situatën e tensionuar në veri ai është shprehur se, Qeveria e Kosovës është në gatishmëri si dhe synon distancimin nga grupet kriminale dhe ilegale, duke thënë se ata i pret ballafaqimi me drejtësinë. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

KOMENTE