English

Tiranë, pranga të shpallur në kërkim për prodhim droge

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA – Operacioni i koduar “Fresku” ka çuar drejt prangave një person të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 42 Vjeçari Lime Bektash Harizi, lindur në Memaliaj dhe banues në Tiranë, është arrestuar sot në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së kryeqytetit është shpallur në kërkim nga Drejtoria Policisë Qarkut Gjirokastër, sepse në ngarkim të sipërcituarit Gjykata e Rrethit me vendim të datës 19 Maj 2010, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”. Po ashtu, kjo Gjykatë me vendim të datës 25 Prill 2011, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg duke e akuzuar për veprën penale të “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”. a.q/NOA

KOMENTE