Tiranë, 4 tetor 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi në pritjen e organizuar nga kryediplomati amerikan në vendin tonë, Alexander Arvizu, u shpreh se lajmi për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA erdhi në pranverën e vitit '91. Ai tha se koiçidenca ishte shumë e bukur pasi nuk ishte vetëm stina e pranverës, por ishte trokitja e pranverës së shqiptarëve. “Thirrja e sekretarit Bejker, thirrja biblike se liria funksionin, lindi te shqiptarët një besim se shpresa po rilind. Ne jemi aleat modest, por të sigurt dhe unë shpreh mirënjohje për vendosjen e demokracisë”. U shpreh kreu i shtetit shqiptar. Në vijim si president i vendit ai shprehu admirimin e thellë për Amerikën, duke theksuar se Shqipërinë dhe popullin shqiptar e presin suksese të tjera. a.y/NOA
Në foto: Presidenti Topi