English

10 propozimet e Ramës, Meta: Jo kushte, por bashkim kombëtar

Korçë, 5 tetor 2011, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka komentuar sot nga Korça paktin me 10 pika të propozuar nga Kryetari i PS-së Edi Rama. Meta, i cili merrte pjesë në 7-vjetorin e LSI-së, ai tha se duhet të lihen mënjanë debatet pa vlerë pasi sipas tij është koha për bashkim. “ Ky është mesazhi më i qartë për politikën shqiptare dhe këto janë kushtet që duhen përmbushur. Është koha për bashkim, për një platformë kombëtare për integrimin. Të lëmë mënjanë sherret private”, deklaroi Meta duke pësëritur thirrje e tij për bashkëpunim. Sipas kreut të LSI-së duhet një platformë kombëtare për integrimin dhe çdo minutë e humbur është në dëm të shqiptarëve. a.q/NOA

KOMENTE
  • Filtra Uji Aquaphor21:09 - 05 Tetor 2011
    Po po te tera ti bejme per shqiperin , ah akoma behen gjera ne emer te keti populli po jo per popullin!!!!