E mërkurë, 5 tetor 2011, NOA- Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki- Moon ka dënuar sulmet terroriste në Mogadishu, duke i cilësuar ato si të tmerrshme dhe të pakuptueshme. Në sulmin e ndodhur në Somali, humbën jetën të paktën 70 persona. Nëpërmjet një komunikate për shtyp zëdhënësi i tij Martin Nesirky u shpreh se, “Moon shprehet i hidhëruar për sulmet kundër zyrave dhe ministrive, në të cilën gjetën vdekjen një numër i madh personash e shumë të tjerë mbetën të plagosur". a.y/NOA