English

Belgjikë, pushimi për të pirë cigare do të paguhet

Belgjikë, 5 tetor NOA - Nuk do të ketë më pushime për të pirë cigare “gratis”. Për 18 mijë punonjës publik të Vallonia, një pjese franceze e Belgjikës, ka nisur një rregull i ri: të shënohet orari sa herë që dilet nga zyrat dhe kjo për të tymosur një cigare në rrugë. Kjo e re, është bërë publike nga e përditshmja belge Le Soir që ka deklaruar ekzistencën e një qarkoreje të firmosur nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Publik në Vallonia, në të cilën qartësohet mjaft mirë se ky pushim për të pirë cigare nuk bën aspak pjesë në rregulloren e punës dhe koha e humbur duhet të rikuperohet patjetër. Qarkorja ka provokuar reagimin e sindikatave që kanë folur për një “aberracione” në drejtim të duhanpirësve. Në rast se ky reagim i sindikatës ishte më se i pritshëm, ajo çka ka habitur më shumë ka qenë deklarata e Luk Joossens, ekspert i ndalimit të duhanit për Fondacionin belg në luftën kundër kancerit: “Nuk jemi në favor të dëbimit të duhanpirësve. Kjo lloj mase nuk ka asnjë lloj prioriteti në projektin e luftës kundër duhanit”. r.b/NOA

KOMENTE
  • Redona Meshaj08:51 - 05 Tetor 2011
    Pije ma po deshe,duhet me pagu lek shtetit edhe po deshe te vrasesh veten..... :))))))))))