Tiranë, 5 tetor 2011, NOA- Xavier De Marnhac ditën e sotme vjen për një vizitë në Tiranë, me ftesë të Zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto. Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac pritet të takohet në orën 10:00 me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto ndërsa më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Në kuadër të kësaj vizite më tej ai do të takohet Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani ku dhe do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit. a.y/NOA
Në foto: Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac