Shkup, 5 tetor 2011, NOA - Deklaratat e ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku kanë nxitur reagimin sot të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia maqedonase e lajmeve INA. "Thekset e tilla në publik janë në kundërshtim të plotë me frymën e dëshiruar të bashkëpunimit dhe dialogut miqësor midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në të gjitha nivelet. Qëndrimet e çdo lloj natyre që dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, nuk shkojnë në favor të forcimin të bashkëpunimit dhe perspektivave të përbashkëta evropiane", thuhet në reagimin e MPJ. “Në Maqedoni ka ende mbeturina nostalgjike të së kaluarës ish-Jugosllave, që i shohin shqiptarët dhe rolin e tyre me negativitet”, ka qenë deklarimi i ambasadorit shqiptar në Shkup. a.q/NOA/INA