Lezhë, 5 Tetor 2011 NOA – Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Shënkoll në rrethin Lezhë pasi u qëllua me armë zjarri, informon korrespondenti i agjencisë NOA. Viktima është Tonin Gjoni, rreth 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Shënkoll, bëjnë të ditur por agjencinë NOA, burime nga policia lokale. I ndjeri bëhet e ditur se ishte anëtar i Këshillit Komunal të Komunës së Shënkollit në Lezhë. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje. Paraprakisht policia thotë se ka identifikuar autorin e vrasjes por refuzoi të konfirmojë emrin dhe nëse ai është vënë në pranga. e.t/NOA Vijon...