Korçë, 5 tetor 2011, NOA- Një 54 vjeçar nga qyteti i Korçës është vënë nën hetimin e policisë pasi akuzohet se ka falsifikuar disa dokumente me anën e të cilave ka përvetësuar një tokë prej 2400 metër katrorë në fshatin Dronovë të Korçës. Jani Ismailanji nga fshati Qatrom i Korçës u denoncua nga 72 vjeçari me iniciale T.T, banues në fshatin Protopapë të Korçës duke i thënë policisë se 54 vjeçari kishte përvetësuar tokën e tij. Ndërkaq lidhur me këtë ngjarje nisën hetimet për veprën penale, “Falsifikim i dokumentave”. a.y/NOA