Tiranë, 5 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Diplomacia nuk është një luks i meshkujve, por prej vitesh ka në përfaqësitë e saj edhe femrat. Në emër të një përfaqësimi më të mirë, gratë e diplomatëve por edhe zonjat diplomate të akredituara në Shqipëri, kanë krijuar “Klubin Diplomatik”, nën kujdesin e zonjës Liri Berisha. Ndihmë ndaj shtresave në nevojë, rolit dhe përfaqësimit të grave, zgjerimin e miqësisë mes vendeve, integrimin rajonal dhe një sërë projektesh në ndihmë të vendit dhe për pasqyrimin e potencialeve jashtë, do të jenë disa prej qëllimeve kryesore të Klubit të prezantuar sot në Ministrinë e Jashtme. Klubi do funksionojë brenda kësaj ministrie dhe do mbështetet nga ky institucion. Në fjalën e saj, zonja Berisha ka falenderuar zonjën Wollfarth për mbështetjen e plotë në këtë inisiativë. “Klubi shërben për të njohur më mirë potencialet dhe të përbashkëtat mes vendeve dhe synon të punojmë në shërbim të njerëzve dhe vendeve tona. Baza e punës është fryma e bashkëpunimit. Nëse unë të jap një monedhë dhe ti më jep një monedhë, të dy do kemi nga një monedhë; nëse ti më jep një ide dhe unë një tjetër të dy do kemi nga dy ide”, deklaroi zonja Liri Berisha. a.q/NOA
Gratë në diplomaci, tani me Klubin e tyre
-
Vjollca Geci07:29 - 06 Tetor 2011me pelqejne grate me pushtet dhe te zonjat ne kryerjen e cdo detyre jane me te afta se burrat ne te shumtat e raste .