English

Inspektorë në minierën e Bulqizës, për të vendosur nëse do fillojë puna

Bulqizë, 5 tetor 2011, NOA- Inspektorë të Repartit të Inspektim-Shpëtimit të Minierave kanë vizituar paraditen e sotme minierën e Bulqizës ku dhe po inspektojnë ambientet e saj. Mësohet se inspektimi i tyre ka të bëjë me gjendjen funksionale të minierës, ku dhe do të vendosin nëse do të rinisë puna në minierë apo jo. Inspektimi nga ana e ekspertëve të RISHM vjen pas protestës së gjatë nga ana e minatorëve gjatë muajve të verës. Mësohet se fillimisht ata janë takuar me drejtorin e minierës ndërsa më pas janë shoqëruar në ambientet e brendshme të saj nga udhëheqësi teknik. a.y/NOA

KOMENTE