Bari, 5 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Guardia di Finanaza në Itali bëri të mundur sekuestrimin e dy lloj substancave narkotike, një total prej 57 kilogramë e gjysëm marijuanë dhe heroinë, ku si posedues të sasisë së drogës u kapën 3 shqiptarë. Operacioni i parë i sekuestrimit ndodhi në portin e Barit, ku punonjësit e doganës bënë kontrollin e një makine e cila vinte nga Shqipëria, ku në brendësi të saj u gjetën 54 kilogramë marijuanë e fshehur në serbatorin e makinës. Lidhur me këtë rast u prangos në flagrancë shoferi shqiptar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe ndaj një kamioni dhe dy drejtuesve të tij të cilët iu nënshtruan kontrollit në qendër të qytetit. Në bazë të dyshimeve dhe të dhënave të marra nga ana e policisë, u bë e mundur gjetja e 3,5 kilogramëve heroinë e fshehur në motorin e makinës. Pas kësaj mjetet e transportit u sekuestruan, ndërsa 3 bashkëkombasit shqiptarë u arrestuan. Sipas policisë italiane thuhet se vlera e shitjes së substancës narkotike shkonte së paku 600 mijë euro. a.y/NOA