English

Korçë, hidhet nga pallati 50 vjeçarja

Korçë, 5 tetor 2011, NOA- Një 50 vjeçare nga qyteti i Korçës ka gjetur vdekjen gjysëm ore më parë, duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte. Tamara Peci ka gjetur vdekjen e menjëhershme si rrjedhojë e dëmtimeve të marra nga përplasja, ndërsa menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Sipas policisë thuhet se shkak për këtë veprim të 50 vjeçares, dyshohet të kenë qenë edhe shenjat e depresionit që kishte shfaqur së fundmi. Gjithsesi nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.y/NOA

KOMENTE