English

Në tetë muaj bie numri i aksidenteve rrugore dhe i viktimave

Tiranë, 5 tetor 2011, NOA – Policia rrugore e Tiranës bën me dije se numri i aksidenteve automobilistike të regjistruara gjatë tetë muajve të parë të vitit është ulur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2011, në territorin e Tiranës janë regjistruar 292 aksidente automobilistike, me 12 të vdekur, 26 persona të plagosur rëndë dhe 276 persona të plagosur lehtë. Ndërsa për periudhën JanarGusht 2010, në territorin e Tiranës kanë ndodhur gjithsej 348 aksidente automobilistike me 35 persona të vdekur, 30 persona të plagosur rëndë dhe 298 persona të plagosur lehtë. Nga krahasimi i të dhënave për periudhat janar-gusht të dy viteve janë regjistruar 56 aksidente më pak; 23 persona të vdekur më pak dhe 22 persona të plagosur lehtë më pak. Policia rrugore e Tiranës ka marrë rreth 115 639 masa administrative me vlerë 108 662 881 lekë për shkelësit e qarkullimit rrugor gjatë tetë muajve të këtij viti. Mësohet se janë bllokuar 2882 automjete, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si mungesë dokumentacioni, parkime e qëndrime të gabuara, moslikujdimin e gjobave etj. Ndërkohë janë pezulluar 1357 leje drejtimi (patenta) nga të cilat: 162 raste për përdorim të pijes alkoolike; 1002 raste për ecje me shpejtësi; 97 raste për shkelje të tjera të kodit Rrugor. Edhe nga Komisioni shqyrtimit të kundërvajtjeve janë marrë 5466 vendime si dhe janë konfiskuar 148 mjete. Efektivët e Policisë rrugore sigurojnë se po bëjnë të pamundurën për rritjen e cilësisë së shërbimit të policisë rrugore dhe për të siguruar jetët e njerëzve nga aksidentet rrugore. mit/NOA

KOMENTE